Monedhë

Kategoritë

2 ditë më parë

Tesla fillon shitjet e versionit të ri të Model Y në SHBA dhe Europë

Ndërsa Model Y i ri ruan proporcionet e versionit të vjetër, ka skaje më të rrumbullakosura, fenerë më të vegjël dhe fenerë të pasmë të ridizajnuar.

Tesla fillon shitjet e versionit të ri të Model Y në SHBA dhe Europë

Tesla zyrtarisht ka lançuar modelin e ridizajnuar të Model Y në Amerikën e Veriut dhe në Europë, dy javë pasi makina u prezantua për Azinë dhe Paqësorin.

Versioni i ri nuk do të zëvendësojë modelin origjinal Model Y, dhe Tesla do të vazhdojë ti shesë të dyja në uebsajtin e saj. Aktualisht njerëzit mund të blejnë vetëm variantin me distancë të madhe të Model Y në SHBA me çmime që fillojnë nga 46,490 dollarë.

Ndërsa Model Y i ri ruan proporcionet e versionit të vjetër, ka skaje më të rrumbullakosura, fenerë më të vegjël dhe fenerë të pasmë të ridizajnuar.

Në brendësi një dritë e re ambienti është aplikuar brenda makinës, ka ndenjëse të ventiluara dhe ekran me prekje 15.4-inç. Pasagjerët në ndenjëset e pasme do të kenë qasje në një ekran 8-inç me Bluetooth dhe me prekje.

Modeli me distancë të madhe mund të përshkojë 523 kilometra me një karikim të vetëm dhe ka shpejtësi maksimale prej 200 km/h. Makina përshpejton nga 0-100 km/h për 4.1 sekonda.

Kujtojmë se modeli i kaluar Model Y përshkonte 500 kilometra me një karkim dhe kishte shpejtësi maksimale prej 217 km/h. Dërgesat e Model Y fillojnë në Mars.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 50%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

HAVIT Magnetic Wireless Charger Car Mount

990 L
Kurseni: 1,000 L
- 40%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

HAVIT Wireless Charger Car Mount

1,490 L
Kurseni: 1,000 L
- 25%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Anker 323 Car Charger (52.5W)

2,990 L
Kurseni: 1,000 L
OFERTA ONLINE

HAVIT 60W PD Car Charger

1,490 L
 
OFERTA ONLINE

HAVIT Dual Port Car Charger

990 L