Durov ishte duke udhëtuar me avionin e tij privat dhe sipas TF1 TV ai u arrestua si pjesë e një hetimi policor.
Pavel Durov, miliarderi Ruso-Francez the themelues e CEO i Telegram, u arrestua në aeroportin e Bourget në periferi të kryeqytetit Paris raportuan mediat lokale.
Durov ishte duke udhëtuar me avionin e tij privat dhe sipas TF1 TV ai u arrestua si pjesë e një hetimi policor.
Hetimi është përqendruar tek mungesa e moderatorëve në Telegram dhe policia thotë se kjo i hap rrugë aktivitetit kriminal në platformën e komunikimit.
Aplikacioni i enkriptuar Telegram, i cili ka afro 1 miliardë përdorues, ka influencë të madhe veçanërisht në Rusi, Ukrainë dhe republikat ish-Sovjetike. Rreshtohet si një prej platformat më të mëdha të medias sociale në botë pas Facebook, YouTube, WhatsApp, Instagram, TikTok dhe Wechat.
I lindur në Rusi, Durov themeloi Telegram me vëllain e tij në 2013-ën. Ai u largua nga Rusia në 2014-ën pasi refuzoi tu përgjigjej kërkesave të qeverisë për të bllokuar komunitetet opozitare në platformën VKonakte të cilën e shiti më pas.
Pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në 2022, Telegram është bërë një prej burimeve kryesore të informacionit grafik dhe tekst të pafiltruar. Analistët e quajnë si një fushëbetejë virtuale mes dy anëve përdorur nga qeveritë e Ukrainës dhe Rusisë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë