Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Threads, konkurrenti i Twitter nga Instagram, debuton më 6 Korrik

Edhe pse është i lidhur ngushtë me Instagram, Threads është një aplikacion më vete. Bazuar në imazhet e publikuara në App Store përdoruesit mund të pëlqejnë, komentojnë, ripostojnë dhe të ndajnë postime.

Threads, konkurrenti i Twitter nga Instagram, debuton më 6 Korrik

Konkurrenti i përfolur i Twitter zhvilluar nga Instagram ka mbërritur në App Store. Aplikacioni do të quhet Threads dhe sipas të dhënave të App Store do të lançohet më 6 Korrik.

Lajmi vjen në një moment jo të mirë për Twitter ndërsa rivalë si Spill, Bluesky dhe Post shikuan rritje të përdorimit pas skandalit më të fundit me kufizimin e numrit të cicërimave që një përdorues mund të shikojë.

Megjithatë Threads ka një avantazh të qartë sepse automatikisht porton ndjekësit tuaj nga Instagram dhe në vend të rindërtimit të një komuniteti nga zeroja, përdoruesit e Threads kanë rrethet e tyre ekzistuese të Instagram.

Edhe pse është i lidhur ngushtë me Instagram, Threads është një aplikacion më vete. Bazuar në imazhet e publikuara në App Store përdoruesit mund të pëlqejnë, komentojnë, ripostojnë dhe të ndajnë postime.

Debutimi i Threads nuk është një surprizë duke qenë se detajet e tij prej disa muajsh kanë rrjedhur online. Meta është shprehur se Threads do të jetë i pajtueshëm me Mastodon, rrjetin social të decentralizuar edhe pse është e paqartë sesi do të funksionojë ndërveprimi mes tyre për shkak se Threads është pjesë e një rrjeti të centralizuar si Instagram. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L93,990 L

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L