Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Tika Studios prezanton “Carnival of Souls” – një lojë FPS dhe roguelike që sfidon imagjinatën dhe aftësitë tuaja!

Me një përkushtim ndaj cilësisë dhe përvojës unike të lojtarëve, Carnival of Souls synon të bëhet një titull që do të lërë gjurmë në skenën e zhvillimit të lojërave në Shqipëri.

Tika Studios prezanton “Carnival of Souls” – një lojë FPS dhe roguelike që sfidon imagjinatën dhe aftësitë tuaja!

Tika Studios, një kompani e re shqiptare e zhvillimit të lojërave, ka kënaqësinë të prezantojë lansimin e saj të parë: Carnival of Souls. E disponueshme në versionin “Early Access” në platformën Steam, kjo lojë FPS dhe roguelike premton të sjellë një përvojë unike dhe të mbushur me adrenalinë për të gjithë fansat e lojërave të aksionit dhe aventurës.

Në Carnival of Souls, lojtarët zhytën në një botë misterioze, ku përballen me krijesa të çuditshme dhe sfida të frikshme që kërkojnë strategji dhe zhdërvjelltësi të lartë. Për çdo raund të lojës, lojtarët përballen me një konfigurim të ri të arenave dhe armiqve, duke ofruar kështu një eksperiencë të ndryshme sa herë që luajnë.

Themeluesit e Tika Studios, thonë: “Carnival of Souls përfaqëson përkushtimin tonë për të sjellë lojëra të përpunuara dhe të mbushura me emocion për lojtarët e të gjitha niveleve. Me çdo aventurë të re, synojmë të sfidojmë imagjinatën dhe t’i bëjmë lojtarët të zbulojnë aftësitë e tyre deri në kufi.”

Lëshimi i Carnival of Souls si “Early Access” është një hap strategjik për Tika Studios. Kjo lejon komunitetin e lojtarëve të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e mëtejshëm të lojës. Loja është dizajnuar të jetë një platformë për inovacion dhe përmirësim të vazhdueshëm, duke përfshirë feedback-un e drejtpërdrejtë nga lojtarët e saj.

Karakteristikat kryesore të Carnival of Souls:

  • Lojë FPS dhe roguelike me elementë sfidues dhe të papritur.
  • Rivendosje unike e arenave dhe armiqve në çdo raund, për një përvojë të freskët në çdo lojë.
  • Aftësi dhe fuqizime të shumta që lojtarët mund të zbulojnë dhe përdorin gjatë aventurave të tyre.
  • Dizajn unik i zhvilluar nga një ekip i dedikuar shqiptar që kërkon të sjellë përmbajtje inovative për tregun global.

Me një përkushtim ndaj cilësisë dhe përvojës unike të lojtarëve, Carnival of Souls synon të bëhet një titull që do të lërë gjurmë në skenën e zhvillimit të lojërave në Shqipëri.

Për më shumë informacione dhe për të provuar lojën, vizitoni faqen e lojës në Steam https://store.steampowered.com/app/3068380/Carnival_Of_Souls/ ose kontaktoni Tika Studios në adresën [email protected].

Copyright: © PCWorld Albania