Abonentët e Google abonimet të cilëve mbarojnë pas datës 28 Nëntor duhet të marrin një rimbursim automatikisht ose mund ta kërkojnë një të tillë përpara se TikTok Music të mbyllet.
TikTok Music do të mbyllet pas një përpjekje të kompanisë për të transferuar një pjesë të popullaritetit të TikTok në një aplikacion muzike streaming.
Kompania tha se TikTok Music do të mbyllet më 28 Nëntor dhe të gjitha të dhënat e përdoruesit dhe informacionet e identifikimit të fshihen.
Abonentët e Google abonimet të cilëve mbarojnë pas datës 28 Nëntor duhet të marrin një rimbursim automatikisht ose mund ta kërkojnë një të tillë përpara se TikTok Music të mbyllet.
Nga ana tjetër përdoruesit e Apple duhet të kërkojnë një rimbursim përmes Apple Support përpara datës 28 Nëntor që ta marrin një të tillë.
TikTok Music debutoi fillimisht në Indonezi dhe Brazil në Korrik të 2023. Erdhi për të zëvendësuar një platformë tjetër lançuar nga ByteDance quajtur Resso.
Në Tetor të vitit të kaluar TikTok Music u lançua zyrtarisht.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë