Financial Times raportoi se kompania mëmë ByteDance ka lançuar një divizion BytePlus që shet teknologjinë e TikTok përfshirë edhe algoritmin e rekomandimit
Inteligjenca artificiale e TikTok nuk është më një sekret, në fakt tashmë është i disponuehsëm për të gjithë.
Financial Times raportoi se kompania mëmë ByteDance ka lançuar një divizion BytePlus që shet teknologjinë e TikTok përfshirë edhe algoritmin e rekomandimit.
BytePlus nisi aktivitetin në Qershor në Singapor dhe ka prezencë në Hong Kong dhe Londër. Disa kompania ja kanë blerë teknologjinë si aplikacioni i modës Goat apo Chilibeli në Indonezi ose sajti i udhëtimeve WeGo.
Një lëvizje e tillë e ndihmon TikTok të konkurrojë me rivalët e Amazon, Microsoft apo kompani të tjera të cilat shesin mjetet e tyre tek bizneset.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë