Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Twitter do të rikthejë opsionin e shumëkërkuar

Twitter në të kaluarën ka lejuar përdoruesit të kërkojnë verifikim por e ndaloi si shërbim në 2017-ën pasi gabimisht kishte verifikuar një supremacist të bardhë.

Pas disa vitesh premtime për të adresuar politikat ngatërruese të verifikimit, Twitter së shpejti do ta bëjë më të lehtë për përdoruesit të cilët janë në kërkim të simbolit blue të verifikimit.

Kompania po punon në një funksion të ri me të cilin përdoruesit mund të kërkojnë verifikimin. Imazhet e publikuara prej Jane Manchun Wong tregojnë një opsion verifikimi në konfigurimin e llogarisë.

EZ54vXLUwAEq9rW (2176×1708)

Twitter në të kaluarën ka lejuar përdoruesit të kërkojnë verifikim por e ndaloi si shërbim në 2017-ën pasi gabimisht kishte verifikuar një supremacist të bardhë.

Rikthimi i tyre padyshim do të shoqërohet me një politikë më të ashpër. CEO i kompanisë Jack Dorsey ishte shprehur se do të dëshironte që procesi i vertifikimit të ishte i hapur për të gjithë.

Rrjeti social nuk ka dhënë informacione se kur procesi i ri mund të implementohet dhe sesi do të funksionojë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: