Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Twitter kërcënon Meta pas lançimit të aplikacionit Threads

Semafor raportoi se Twitter ka kërcënuar me padi Meta duke e akuzuar se ka marrë punonjësit e saj dhe përdorur sekretet tregtare e pronësinë intelektuale në mënyrë të paligjshme.

Twitter kërcënon Meta pas lançimit të aplikacionit Threads

Twitter nuk i ka pëlqyer aspak debutimi i aplikacionit Threads nga Meta, një shërbim simotër i Instagram por vetëm me tekst.

Semafor raportoi se Twitter ka kërcënuar me padi Meta duke e akuzuar se ka marrë punonjësit e saj dhe përdorur sekretet tregtare e pronësinë intelektuale në mënyrë të paligjshme.

“Twitter kërkon që të respektohen të drejtat e pronësisë intelektuale dhe Meta duhet të marrë masa që të ndalojë përdorimin e sekreteve tregtare të Twitter apo informacioneve të tjera konfidenciale,” tha avokati personal i Elon Musk, Alex Spiro, përmes një letre dërguar Meta.

Spiro, i cili vepron në emër të kompanisë mëmë të Twitter quajtur X Corp, pretendon se Meta ka punësuar dhjetëra ish punonjës të kompania vitin e kaluar. Ai gjithashtu pretendoi se kompania i ka vënë me qëllim të punojnë në aplikacionin Threads në mënyrë që të përdornin sekretet tregtare dhe pronësinë intelektuale të kompanisë për zhvillimin e një aplikacioni konkurrues.

Meta ka refuzuar pretendimet e Spiro. Aktualisht përdoruesit e Threads mund të regjistrohen në aplikacion me profilin e tyre Instagram. Është një proces i shpejtë që ndihmoi dhjetëra miliona të regjistrohen.

Zuckerberg tha se 30 milionë njerëz janë regjistruar në vetëm 12 orë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L93,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L