Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Vlera e Nvidia rritet me 277 miliardë dollarë në 24 orë

Vetëm dy kompani kanë më shumë vlerë tregu se Nvidia, Microsoft me 3.06 trilionë dollarë dhe Apple me 2.85 trilionë dollarë.

Vlera e Nvidia rritet me 277 miliardë dollarë në 24 orë

Nvidia shtoi 277 miliardë dollarë vlerë tregu ditën e Enjte dhe është rritja më e madhe në 24 orë në historinë e Wall Street.

Vlera e aksioneve të kompanisë u rrit me 16.4 përqind ditën e djeshme në nivelin rekord prej 785.38 dollarë dhe një vlerë e përgjithshme tregu prej 1.96 trilionë dollarë.

Vetëm dy kompani kanë më shumë vlerë tregu se Nvidia, Microsoft me 3.06 trilionë dollarë dhe Apple me 2.85 trilionë dollarë.

Në 2024 vlera e aksioneve të Nvidia është rritur me 58 përqind. Rritja e kërkesës për çipet e Nvidia përdorur nga kompanisë për të ofruar shërbimet e tyre AI ka ndihmuar kompaninë e luginës së silikonit të raportojë 233 përqind më shumë të ardhura dhe thyer pritshmëritë e analistëve.

Edhe prodhuesit e tjerë të çipeve janë rritur. AMD dhe Broadcom janë rritur me 11 përqind dhe 6.3 përqind respektivisht.

Nvidia, e cila kontrollon rreth 80% të tregut të çipave të nivelit të lartë të AI, raportoi rritje të të ardhurave të tremujorit të katërt prej më shumë se trefish nga një vit më parë në 22.10 miliardë dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 8%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Asus Vivobook S 15 15.6″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

109,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

269,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Laptop HP Envy 16″ Touchscreen, 16GB, 1TB SSD, Core i9

149,990 L
Kurseni: 10,000 L