Monedhë

Kategoritë

1 ditë më parë

watchOS 11 mbërrin në orët inteligjente Apple me gjurmimin e apneas së gjumit

Identifikimi i apneas së gjumit funksionon edhe me modelet më të vjetra të Apple Watch krahas debutimit në Watch Series 10.

watchOS 11 mbërrin në orët inteligjente Apple me gjurmimin e apneas së gjumit

Tre muaj pasi e prezantoi në konferencën e zhvilluesve WWDC, Apple filloi të dërgonte mbrëmjen e së Hënë përditësimin watchOS 11.

Përditësimi i 2024 i Apple Watch, i cili sjell aplikacionin e ri Vitals, mini-aplikacione të përmirësuar dhe identifikim të apneas së gjumit, tashmë është i disponueshëm për shkarkim në orën tuaj inteligjente.

Identifikimi i apneas së gjumit funksionon edhe me modelet më të vjetra të Apple Watch krahas debutimit në Watch Series 10.

Nëse keni një Watch Series 9 ose Apple Watch Ultra 2, mund të provoni funksionalitetin përpara se modeli i ri të vijë tek konsumatorët në fund të javës.

Ora inteligjente do tu dërgojë një paralajmërim nëse sensorët e saj identifikojnë gjatë natës probleme me frymëmarrjen. Funksionaliteti i shëndetit, i ngjashëm me atë që Samsung lançoi në Galaxy Watch 7 në fillim të vitit, mori aprovimin e autoriteteve Amerikane.

watchOS 11 gjithashtu sjell aplikacionin Vitals i cili shton opsionet e gjurmimit të gjendjes shëndetësore.

Një veçori e re është “Check In” përmes të cilit mund të njoftoni një mik nëse keni arritur destinacionin tuaj. Opsioni “Smart Stack” tregon mini-aplikacionet sipas kontekstit.

Funksione të tjera janë gjurmimi i shtatëzanisë në aplikacionin Cycles. Për të shkarkuar watchOs 11, fillimisht duhet të instaloni iOS 18 në iPhone tuaj. Më pas hapni aplikacionin Watch në telefon dhe drejtohuni tek General > Software Update.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple Watch Series 8 41mm

28,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple Watch Series 8 45mm

34,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple Watch Series 9 41MM

36,990 L
 
- 5%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Watch Series 9 45MM

34,990 L
Kurseni: 2,000 L
OFERTA ONLINE

Apple Watch SE 2 40MM

29,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy Watch6 40MM

16,990 L