Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

WhatsApp kopjon Discord me bisedat e reja zanore

Deri më sot përdoruesit kanë mund të komunikonin me zë me 32 anëtarë në të njëjtën kohë por mënyra e re e komunikimit zanor në WhatsApp funksionon ndryshe.

WhatsApp kopjon Discord me bisedat e reja zanore

WhatsApp lançoi ditën e Hënë opsione të reja për bisedat zanore të cilat do të bëhen të disponueshme në javët në vijim dhe të lehtësojnë komunikimin në grupe të mëdha.

Funksionaliteti ka qenë në testim në fazën beta prej kohësh por vetëm tani WhatsApp e ka konfirmuar.

Deri më sot përdoruesit kanë mund të komunikonin me zë me 32 anëtarë në të njëjtën kohë por mënyra e re e komunikimit zanor në WhatsApp funksionon ndryshe.

Telefoni i anëtarëve të një grup nuk do të tingëllojë kur një bisedë zanore ka filluar në grup. Përkundrazi ato do të marrin një njoftim si dhe do të shfaqet një element vizual në formën e flluskës që përfaqëson bisedën dhe të cilës mund ti bashkohen kur të dëshirojnë.

Sapo një bisedë zanore të fillojë, kontrollet e bisedës do të jenë të qasshme në krye të bisedës pa bllokuar mundësinë e pjesëmarrësve të shkruajnë mesazhe me tekst në të njëjtën kohë.

Njëlloj si mesazhet personale në WhatsApp, bisedat zanore kanë enkriptim fundor dhe pranojnë deri në 22 pjesëmarrës.

Ato do të bëhen të disponueshme në iOS dhe Android në javët në vijim. Debutimi do të fillojë me grupet e mëdha me 33 deri në 128 anëtarë dhe jo të gjithë anëtarët e një grupi do të mund ti bashkohen një bisede zanore në të njëjtën kohë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro

96,990 L129,990 L
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

114,990 L159,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 

Apple iPhone 13 Pro Max

57,990 L61,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L85,990 L