Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

WhatsApp lançon një funksionalitet që Telegram e ka prej vitesh

Kujtojmë se Telegram e ka pasur një funksionalitet të tillë prej kohësh quajtur Channels dhe ishte dizajnuar si një mënyrë komunikimi një-me-shumë.

WhatsApp lançon një funksionalitet që Telegram e ka prej vitesh

Funksionaliteti më i fundit i WhatsApp sjell një mënyrë të re komunikimi për aplikacionin më popullor të bashkëbisedimit.

Quhet Channels dhe është dizajnuar specifikisht për transmetime një me shumë më tepër sesa një bashkëbisedim.

Kompania në pronësi të Meta e quan një “mënyrë private për të ndjekur çfarë ju intereson” dhe përmend lajmet lokale apo sportive në mënyrën sesi mund ta përdorni.

Por çfarë është një kanal saktësisht? Është një kohështrirje e ngjashme me atë të Twitter por pa replika dhe indikatorë që matin popullaritetin. WhatsApp ka mësuar se qeveritë, agjencitë e transportit, brendet dhe të tjerë po kërkojnë një hapësirë për të ndarë përditësimet e tyre më të fundit.

Kanalet janë gjithashtu një mjet për krijuesit deri në një farë pika, një vend për ato audienca për të dërguar tekst, foto, video, afisha dhe anketa thotë WhatsApp.

Kompania planifikon të integrojë shërbime pagesash dhe monetizimi në formatin e ri. Kanalet mund ti gjeni duke kërkuar për to në WhatsApp ose duke shfletuar në direktorinë e re.

WhatsApp thotë se privatësia është pjesë e eksperiencës dhe për këtë arsye informacioni i administratorëve nuk ndahet. Aplikacioni ruan vetëm 30 dit historik të një kanali.

Administratorët mund të bllokojnë një imazh apo ridërgimet e përmbajtjeve që ndajnë për tu siguruar se çfarë është në kanal, ngelet aty.

Kanalet nuk kanë enkriptim fundor dhe trajtohen më tepër si mesazhe për bizneset. Por WhatsApp thotë se po mendon për një mënyrë enkriptimi për disa kanale me kalimin e kohës.

Kujtojmë se Telegram e ka pasur një funksionalitet të tillë prej kohësh quajtur Channels dhe ishte dizajnuar si një mënyrë komunikimi një-me-shumë.

Instagram gjithashtu ka një funksion të tillë quajtur Broadcast Channels. Në WhatsApp do të ofrohet fillimisht për një numër të kufizuar përdoruesish në Kolumbi dhe Singapor përpara se të ofrohet në mbarë botën. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L61,990 L