Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Windows 11 ka një opsion të ri që ul konsumin e energjisë për desktopët dhe laptopët

Mjeti i ri sakrifikon performancë për të ulët konsumin e energjisë dhe çuditërisht nuk ofrohet vetëm për laptopët.

Windows 11 ka një opsion të ri që ul konsumin e energjisë për desktopët dhe laptopët

Ekzistojnë dhjetëra mënyra sesi ta bëni kompjuterin tuaj më efikas ndaj konsumit të energjisë, nga aplikimi i modalitetit të gjumit tek instalimi i një ushqyesi më cilësor dhe efikas.

Megjithatë Microsoft po punon për të gjetur një zgjidhje më direkte me ndërtimin 26002 të Windows 11-ës ku ka shtuar modalitetin “Energy Saver” në menunë Power të aplikacionit Settings.

Mjeti i ri sakrifikon performancë për të ulur konsumin e energjisë dhe çuditërisht nuk ofrohet vetëm për laptopët.

Është i disponueshëm edhe për desktop duke shkuar në Settings > Power menu dhe më pas në Quick Settings (Win + A).

Opsioni mund të aplikohet në mënyrë automatike kur jeni duke përdorur baterinë e laptopit. Duhet theksuar se ky funksionalitet është veçmas Efficency Mode i cili aplikohet sipas aplikacioneve.

Aktualisht është i disponueshëm vetëm në versionet beta të Windows 11 ndërsa pritet një debutim i gjerë në të ardhmen. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: