Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Windows 11-ta irriton përdoruesit me mesazhe që nuk mund ti injoroni dot

Ngjan më shumë me një kërcënim ndërsa Microsoft ju orienton që të ruani të dhënat në një shërbim cloud si Microsoft OneDrive për të cilin me shumë gjasa do tu duhet të paguani.

Windows 11-ta irriton përdoruesit me mesazhe që nuk mund ti injoroni dot

Microsoft gjithnjë e gjen një mënyrë për të irrituar përdorues dhe kësaj here vjen në formën e një njoftimi pop-up i cili nuk mund të shmanget.

Edhe pse shumica e njerëzve janë të irrituar nga fakti se Windows 11 kohët e fundit ka filluar të shfaqë më shumë reklama dhe informacion për shërbimet cloud, ata duhet të përballen tashmë dhe me mesazhe të tjera.

Specifikisht përdoruesit po njoftohen se sistemet e tyre nuk kanë një kopje rezervë me zgjidhjen e integruar të Windows. Mesazhi shfaqet së bashku një këshillë për të përfituar nga avantazhet e kopjeve rezervë në rast se diçka e papritur ndodh.

Ngjan më shumë me një kërcënim ndërsa Microsoft ju orienton që të ruani të dhënat në një shërbim cloud si Microsoft OneDrive për të cilin me shumë gjasa do tu duhet të paguani.

Versioni falas vjen me vetëm 5GB hapësirë dhe për 100GB duhet të paguani 2 dollarë në muaj ose 1TB për 7 dollarë në muaj.

Teknikisht nuk është gjë e gabuar që Microsoft tu rekomandojë ruajtjen e kopjeve rezervë të të dhënave. Ajo që nuk shkon është sesi kompania përpiqet tu shtyjë drejt shërbimeve të saj, dhe mundësisht drejt atyre me pagesë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 8%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Gaming Desktop Z790 128GB, 2TB SSD, Core I9, Custom Build

479,990 L
Kurseni: 40,000 L
- 8%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Gaming Desktop Custom Build, 64GB, 2TB SSD, Core™ i9

379,990 L
Kurseni: 35,000 L