Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Windows ka përgatitur një përditësim të fundit të madh për Windows 11-ën

Kompania ende nuk ka zbuluar për çfarë bëhet fjalë por Microsoft ka shumë funksionalitete të cilat janë në testim dhe mund të përfshihen.

Windows ka përgatitur një përditësim të fundit të madh për Windows 11-ën

Spekulime për Windows 12 kanë filluar prej kohësh dhe flasin për një debutim vitin e ardhshëm.

Megjithatë Microsoft vijon me planet e tij me një përditësim të ri të planifikuar për Windows 11 në tre mujorin e katërt të 2023.

Kompania ende nuk ka zbuluar për çfarë bëhet fjalë por Microsoft ka shumë funksionalitete të cilat janë në testim dhe mund të përfshihen.

Një prej tyre është Windows Copilot që merr teknologjinë AI të GPT që po përdoret në Bing dhe Microsoft 365 për ta integruar si një asistent personal në sistemin operativ.

Aktualisht Windows Copilot është i disponueshëm për testim. Një tjetër veçori për tu pasur në konsideratë është File Explorer i ri me tabet dhe pamjen e modernizuar.

Ndërkaq gamerat do të mund të shijojnë kontrollin e dritave RGB direkt në Windows 11 pa pasur nevojë të shkarkojnë softuerët e kompanive ku kanë blerë harduerët.

Të tjera mund të përdmendim integrimin e RAR dhe 7-zip së bashku me Darko Mode për Paint.

Përditësimi do të quhet Windows 11 23H2 dhe do të mund të shkarkohet nga sistemet që kanë versionin aktual 22H2.

Është raportuar se kompania ka adoptuar një planifikim 3-vjeçar për sistemet operative pasi e trajtoi Windows 10-ën si një shërbim kur debutoi në 2015-ën dhe quajtur si versioni i fundit i sistemit operativ.

Megjithatë ky plan ndryshoi me debutimin e Windows 11-ës dhe tani priten çdo 3 vite versione të reja Windows. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 12%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Asus Rog Strix G16 16″, 16GB, 512GB SSD, Core i7

149,990 L
Kurseni: 20,000 L