Monedhë

Kategoritë

4 javë më parë

Xiaomi përgatitet për prezantimin e makinës elektrike

CEO i kompanisë Lei Jun pritet të zbulojë makinën në Gusht dizajni i së cilës është bërë nga HVST Automobile Design.

Segmenti i makinave elektrike është padyshim një biznes joshës për prodhuesit e makinave. Shumica e tyre e kanë kuptuar se elektrifikimi është e ardhmja dhe kjo falë ngritjes së Tesla.

Prodhuesit tradicional të makinave parashikojnë vitin 2030 si momenti i adoptimit të gjerë të makinave elektrike dhe hibride.

Megjithatë është përfolur se disa kompani nga industria e teknologjisë kanë vendosur ti bashkohen këtij trendi. Apple është një prej tyre por 2022 mesa duket do të jetë viti i Xiaomi.

Makina e saj elektrike e shumë përfolur, Xiaomi Car mund të debutojë muajin e ardhshëm. Kompania ka premtuar të investojë 10 miliardë dollarë në 10 vitet e ardhshme në këtë drejtim.

CEO i kompanisë Lei Jun pritet të zbulojë makinën në Gusht dizajni i së cilës është bërë nga HVST Automobile Design.

Xiaomi konfirmoi për herë të parë hyrjen në industri në Mars të 2021. Në Shtator të 2021 regjistroi kompaninë Xiaomi Auto Co. Ltd.

Në Nëntor të 2021 nisi ndërtimin e zyrave qendrore të Xiaomi Auto dhe divizionit të kërkim zhvillimit në Yizhuang të Kinës. Fabrika do të punësojë 1 mijë persona dhe të prodhojë 300 mijë makina në vit.

Dy segmente makinash do të prodhohen, A+ dhe B. E para do të ketë nivel autonomie L2 me çmime nga 22-30 mijë dollarë.

E dyta do të ketë nivel autonomie L3 me çmime nga 29 deri në 44 mijë dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 28%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Kids E07 Smart Watch

1,790 L
Kurseni: 700 L
- 40%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Game Box Power M3

2,990 L
Kurseni: 2,000 L
- 10%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Sony Playstation 5 Disc Edition

89,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 54%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

TCL Tab 10s, WiFi Only

12,490 L
Kurseni: 14,500 L
- 6%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Sony Playstation 5 Digital Edition Console

84,990 L
Kurseni: 5,000 L
- 23%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

HP ProBook 440 G5 14″, 8GB, 120GB SSD, Core i5

38,490 L
Kurseni: 11,500 L
OFERTË ONLINE

Xiaomi Mi 11 Lite 5G

28,990 L31,990 L