Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Xiaomi zbulon serinë e re të flagshipëve

Ato vinë me versionin më të fundit të Android 12 në formën e MIUI 13 që do të mbërrijë edhe për seritë Mi 11, Xiaomi 11T dhe smartfonë e tabletë të tjerë.

Xiaomi zbulon serinë e re të flagshipëve

Xiaomi prezantoi ditën e sotme linjën më të fundit të flagshipëve. Seritë Xiaomi 12 të cilët janë të disponueshëm vetëm në Kinë momentalisht, vinë në dy madhësi: Xiaomi 12 dhe Xiaomi 12 Pro.

Të dy smartfonët kanë procesorin më të fundit dhe më të fuqishëm të Qualcomm, Snapdragon 8 Gen 1 dhe memorie RAM LPDDR5. Xiaomi 12 vjen me baterinë 4,500 mAh ndërsa 12 Pro sipas kompanisë është bateria e parë me një qelizë të vetme prej 4,600 mAh që karikohet me 120-vat.

Sipas Xiaomi bateria e re ka një kapacitet shtesë prej 400mAh më tepër pa pasur nevojë të rrisë madhësinë e saj.

Modeli bazë ka një kamër 50-megapiksel Sony IMX766, 13-megapiksel me kënd të gjerë dhe 5-megapiksel telemacro. Ndërsa modeli 12 Pro ka sensorin e ri Sony IMX707, një kamër me kënd të gjerë prej 115 gradë dhe një kamër 2x telefoto për portretet. Të tre sensorët janë 50-megapiksel por që kamera kryesore përmirëson kapjen e dritës me 49%.

Kamera ballore është e njëjtë për të dy modelet prej 32-megapiksel pozicionuar në qendër të ekranit.

Xiaomi tha se Night Mode është e disponueshme tek të dy modelet ku secili ka një kamër që kryen funksionin saj mjaft mirë në ambiente me dritë të pakët.

Algoritmi i ri i imazheve sipas Xiaomi përmirëson shpejtësinë e kapjes dhe redukton të ashtuquajturën shutter lag.

Xiaomi 12 ka një ekran OLED 6.28-inç me rezolucion 2400×1080, shkëlqim prej 1100 nits dhe frekuencë 120Hz. Modeli më i fuqishëm 12 Pro ka ekran 6.73-inç AMOLED me rezolucion 3200×1440 dhe shkëlqim prej 1500 nits.

Është përdorur një teknologji micro-lens sipas Xiaomi duke përmirësuar shikueshmërinë nga këndet me mbështetje për HDR10+ dhe Dolby Vision.

Sa i përket sistemit zanor, 12 Pro ka mbështetje për Dolby Atmos.

Smartfonët e rinj dalin në shitje nga 31 Dhjetori për 580 dollarë Xiaomi 12 dhe 738 dollarë për Xiaomi 12 Pro. Kompania tha se do të prezantojë një model me kosto më të ulët Xiaomi 12 quajtur Xiaomi 12X me procesorin Snapdragon 870 dhe çmim prej 500 dollarësh.

Ato vinë me versionin më të fundit të Android 12 në formën e MIUI 13 që do të mbërrijë edhe për seritë Mi 11, Xiaomi 11T dhe smartfonë e tabletë të tjerë.

Funksionaliteti i ri Mi Smart Hub do tu mundësojë përdoruesve të ndajnë përmbajtje si muzika apo aplikacione por edhe ekranin e tyre në pajisjet Xiaomi pranë me një gjest të vetëm.

Ora Inteligjente Xiaomi dhe kufjet wireless

Përveç smartfonëve Xiaomi prezantoi orën më të fundit inteligjente, Watch S1 me ekran 1.43-inç AMOLED me xham prej safirë dhe kornizë çeliku. Ora jep informacione të shëndetit dhe deri në 117 modalitete të fitnesit.

Xiaomi thotë se ora ka jetëgjatësi baterie prej 12 orësh dhe si smartfonët fillimisht do të shitet vetëm në Kinë për 172 dollarë.

Së fundi Xiaomi zbuloi kufjet e reja Buds 3 me teknologjinë e eliminimit të zhurmave deri në 40db. Kufjet kanë jetëgjatësi baterie prej 7 orë duke dëgjuar dhe 32 orë me kasën e tyre.

Kufjet Xiaomi do të kushtojnë 70 dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: