Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

YouTube ju kujton përdoruesve të respektojnë të tjerët kur komentojnë

Funksioni është thjeshtë një përkujtues dhe nuk do të thotë se do të fshihet apo se përdoruesit kanë shkelur rregullat e përdorimit të platformës.

YouTube ju kujton përdoruesve të respektojnë të tjerët kur komentojnë

Hapësira e komenteve të YouTube është kritikuar prej kohësh për qëndrime të pamoralshme.

Platforma ka nisur një numër përmirësimesh për ta bërë këtë hapësirë më mikpritëse dhe përfshirë për komunitetin duke ju kujtuar njerëzve që të jenë pozitivë ndërsa janë duke postuar një koment fyes.

Në blogun e YouTube u sqarua se opsioni do të paralajmërojë përdoruesit kur beson se komenti që po bëjnë është fyes. Përkujtuesi shfaqet pak përpara se të postohet komenti.

Veprimi i parë që i sugjerohet komentuesit është ta editojë atë dhe të mendohet përpara publikimin. Sistemi i implementuar mëson se ku bazohet komenti fyes bazuar në atë çfarë të tjerët raportojnë.

Funksioni është thjeshtë një përkujtues dhe nuk do të thotë se do të fshihet apo se përdoruesit kanë shkelur rregullat e përdorimit të platformës.

Sipas YouTube krijuesit kanë kërkuar prej kohësh më tepër mbrojtje nga komente të tilla. Në YouTube Studio platforma do të implementojë disa filtra që mund të aktivizohen nga krijuesit për të bllokuar komentet fyese.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: