Teknologjia në fjalë ju jep mundësi krijuesve të identifikojnë dhe menaxhojnë përmbajtje të gjeneruara përmes AI ku shfaqet fytyra e tyre.
YouTube është duke zhvilluar mjete të reja për të mbrojtur artistët dhe krijuesit nga përdorimi i paautorizuar i punëve të tyre.
Kompania tha ditën e Enjte se një teknologji e re për identifikimin e përmbajtjeve AI të gjeneruara të një paraqitjes së një personi apo zërit të tij është në zhvillim dhe do të testohet në fillim të vitit të ardhshëm.
Teknologjia në fjalë ju jep mundësi krijuesve të identifikojnë dhe menaxhojnë përmbajtje të gjeneruara përmes AI ku shfaqet fytyra e tyre.
YouTube tha se është duke zhvilluar mjetet të cilat mund të përdoren nga krijuesit, aktorët, muzikantët dhe sportistët për të gjetur video deepfake të tyre.
Kompania nuk specifikoi një datë lançimit. Teknologjia do të bëhet pjesë e Content ID, sistemit të mbrojtjes së pronësisë intelektuale të YouTube. Kompania thotë se mjeti do t’i lejojë partnerët të gjejnë dhe menaxhojnë përmbajtjen që përdor versionet e krijuara nga AI të zërave të tyre të këndimit gjithashtu.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë