Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

81% e iPhone në përdorim kanë iOS 13 të instaluar

Bazuar në këto numra, vetëm 7% e pajisjeve të 4 viteve të fundit dhe 13% të të gjitha pajisjeve të cilat suportojnë këtë version, kanë iOS 12 ose versione më të vjetra.

Ditën e Premte Apple publikoi statistikat e reja të adoptimit të iOS të cilët tregojnë se iOS 13 është instaluar në 81% të të gjithë iPhone ku është i mundur instalimi i tij.

Këto shifra, të publikuara përpara startit të Konferencës së Zhvilluesve WWDC, tregojnë se iOS 13 është instaluar në 91% të iPhone të nxjerrë në shitje në katër vitet e fundit.

Bazuar në këto numra, vetëm 7% e pajisjeve të 4 viteve të fundit dhe 13% të të gjitha pajisjeve të cilat suportojnë këtë version, kanë iOS 12 ose versione më të vjetra.

Apple gjithashtu tha se 93% e të gjithë iPad në katër vitet e fundit kanë të instaluar iPadOS. Në tërësi iPadOS ka një përqindje më të ulët adoptimi prej 73%.

Ashtu si iOS 12, iOS 13 ka patur një adoptim të lartë. Në Tetor të 2019, një muaj pas lançimit, iOS 13 ishte instaluar në 50% të të gjitha pajisjeve ose 55% të pajisjeve të lançuara në 4 vitet e fundit.

iOS 13 debutoi krahas iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro në Shtator. Solli funksione si “Dark Mode” si dhe një version të rimodeluar për iPad.

Më 22 Qershor starton Konferenca WWDC e Apple ku dhe të gjithë presin zbulimin e iOS 14.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Airpods 2nd Generation

10,990 L