Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

iOS 17 dhe iPadOS 17 do të debutojnë në të njëjtën kohë këtë vit

Këto versione mbërritën javën e kaluar duke sinjalizuar se Apple po i afrohet përfundimit të fazës së zhvillimit.

iOS 17 dhe iPadOS 17 do të debutojnë në të njëjtën kohë këtë vit

Sipas Bloomberg, Apple pritet të lançojë përditësimet e mëdha të softuerit të iPhone dhe iPad në të njëjtën kohë këtë vit, ndryshe nga debutimi me faza vitin e kaluar të iOS 16 dhe iPadOS 16.

Reporteri i mirënjohur Mark Gurman tha se kompania konsideron versionet e 8-ta beta si të fundit të iOS 17 dhe iPadOS 17.

Këto versione mbërritën javën e kaluar duke sinjalizuar se Apple po i afrohet përfundimit të fazës së zhvillimit.

Vitin e kaluar Apple lançoi iPadOS 16 më 24 Tetor, një muaj pasi iOS 16 debutoi zyrtarisht për publikun.

Vendimi për lançimin e softuerit të iPad me vonesë i dha mundësinë kompanisë të rafinonte Stage Manager, sistemin e ri të menaxhimit të shumë dritareve të aplikacioneve ngjashëm me mënyrën sesi operojnë kompjuterët desktop.

iOS 17 dhe iPadOS 17 pritet të debutojnë krahas serive iPhone 15 në evenimentin Wonderlust të datës 12 Shtator. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L