Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

A janë 8GB RAM të mjaftueshme për një MacBook Pro?

Apple përdor një arkitekturë quajtur “system-on-chip” (SoC) i cili integron disa bërthama procesorike (CPU), bërthama grafike (GPU), memorie cache dhe disa komponentë të tjerë në një paketim të vetëm fizik.

A janë 8GB RAM të mjaftueshme për një MacBook Pro?

Debati nëse 8GB RAM janë të mjaftueshme për një MacBook Pro ka qenë i gjatë dhe plot polemika. Kjo situatë kontroverse merr fill që prej 2018-ës kur Apple prezantoi MacBook Pro e parë me ekran Retina, dhe që fillonte me modelin bazë nga 8GB.

Në 2023, Apple ende ofron 8GB RAM për konfigurimin bazë për modelet më të fundit MacBook Pro 14-inç me çipin M3.

Shoqëruar nga një kosto e lartë e rritjes së kapacitetit të memories, vendimi i Apple edhe njëherë ka rihapur këto diskutime në lidhje me përshtatshmërinë dhe vlerën e këtij konfigurimi.

Padyshim përgjatë dekadës së fundit, Mac-ët kanë ndryshuar shumë. Apple nuk mbështetet më tek procesorët Intel për të fuqizuar makineritë e saj pasi zhvilloi çipin e saj i cili është më i fuqishëm dhe më efikas.

Apple përdor një arkitekturë quajtur “system-on-chip” (SoC) i cili integron disa bërthama procesorike (CPU), bërthama grafike (GPU), memorie cache dhe disa komponentë të tjerë në një paketim të vetëm fizik.

Seritë M të çipeve të Apple gjithashtu përdorin diçka të quajtur “memorie e unifikuar” që qëndron krahas SoC. Adoptimi i bandwidth-it, dhe memorie me vonesa të ulët transmetimi do të thotë se çipi nuk ka nevojë të komunikojë me disa vendndodhje të memories dhe bën memorien të disponueshme për procesorin dhe grafikat në mënyrë dinamike sipas programit në funksion.

Ndërsa avantazhet e kësaj arkitekture janë të qarta siç është performanca dhe efikasiteti, disavantazhi i madh është memorie e unifikuar e cila në momentin e blerjes është fikse dhe nuk mund të rritet në kapacitet.

Zgjedhja e më shumë kapaciteti memorie nuk kushton pak. Për shembull kalimi nga 8GB memorie e unifikuar në 16GB ose 24GB kushton 200 dhe 400 dollarë më shumë.

Prandaj është e rëndësishme që në momentin që blini një Mac, të zgjidhni modelin me kapacitetin e memories që plotëson nevojat tuaja ndërsa shumë përdorues e gjykojnë kapacitetin 8GB si shumë të ulët.

Në fund të fundit çdo gjë varet nga mënyra dhe ajo çfarë dëshironi të bëni me Mac-un tuaj.

8GB RAM apo më shumë?

  • Përdorim ditor dhe i lehtë: Për përdorime të lehta si shfletimi në ueb, editimi i dokumenteve, konsum media, 8GB RAM normalisht duhet të mjaftojnë. Kompjuterët modernë Mac përdorin funksionalitete si kompresimi i memories dhe alokimi inteligjent që ndihmon kompjuterët të funksionojnë pa asnjë ngecje gjatë punës me shumë aplikacione.
  • Punë profesionale dhe kreative: Për procese më intensive si video editimi, modelim 3D, zhvillim softueri, 8GB mund të mos mjaftojnë dhe të ngadalësojë performancën.

Së fundi, blerja e një MacBook Pro me 8GB RAM është zgjedhja ideale në procese të lehta dhe ofron performancë të mjaftueshme për përdorim ditor. Nëse synoni të përdorni aplikacione më kërkuese, mbase do të ishte më mirë të paguani diçka më shumë.

Duke filluar nga 1599 dollarë, MacBook Pro 14-inç me 8GB RAM kushton 1599 dollarë ndërsa me 16GB dhe 24GB RAM kushton 1800 dhe 2000 dollarë respektivisht.

Copyright: © PCWorld Albania