Nga pamjet e para të lojës vihet re një nivel i lartë detaje dhe performance e krahasueshme me versionet e konsolave të Call of Duty.
Call of Duty: Warzone Mobile do të debutojë globalisht më 21 Mars pas një lançimi të kufizuar vitin e kaluar. Loja falas për tu luajtur do të jetë e disponueshme në iOS dhe Android ku hartat Verdansk dhe Rebirth Island ndajnë progresin me Call of Duty: Modern Warfare III dhe Call of Duty: Warzone në PC dhe konsolë.
Ndarja e progresit do të thotë se mund të fitoni XP nga platformat mobile dhe kjo do të kontribuojë në nivelin tuaj dhe battle pass në mobile, PC dhe konsolë.
E njëjta vlen edhe për XP e armëve. Harta Verdansk do të jetë e disponueshme në Call of Duty: Warzone Mobile, përfshirë Verdansk Gulag ku duhet të eliminoni një lojtar rival për tu rikthyer nëse jeni eliminuar ju vetë.
Nga pamjet e para të lojës vihet re një nivel i lartë detaje dhe performance e krahasueshme me versionet e konsolave të Call of Duty.
Duke qenë se Call of Duty: Mobile ishte një prej titujve më të mëdhenj lançuar nga Activision me 100 milionë shkarkime, Warzone Mobile pritet të jetë një hit tjetër. Rreth 50 milionë lojtarë janë regjistruar për të shkarkuar Warzone Mobile kur të debutojë.
Ju mund të regjistroheni drejtpërdrejtë në uebsajtin e Call of Duty.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë