Imazhet nga dokumentet teknike zbulojnë performancë prej 67 teraflops e cila është 45 përqind më e lartë sesa PS5. Aktualisht PS5 ka një performancë prej 10.28 teraflops.
Raportohet se Sony është duke punuar në një model PlayStation 5 Pro që ka një grafikë shumë më të fuqishme deri në 3 herë për procese të caktuar krahasuar me modelet ekzistuese PS5.
YouTuberi Moore’s Law is Dead pretendon s eka qasje në një dokument teknik për PS5 Pro që bart emrin e koduar Trinity ndërsa Insider Gaming raporton se informacionet e rrjedhura prej tij janë të sakta dhe konsola pritet të debutojë në fund të 2024.
Imazhet nga dokumentet teknike zbulojnë performancë prej 67 teraflops e cila është 45 përqind më e lartë sesa PS5. Aktualisht PS5 ka një performancë prej 10.28 teraflops.
Grafikat e PS5 janë zhvilluar nga AMD dhe teknikisht është një Radeon RX 6700. Me PS5 Pro siç duket kompania ka implementuar arkitekturën e fundit RDNA 3 të AMD dhe zëvendësuar me RX 7800 XT.
PS5 mund të sjellë 3 herë më shumë performancë ray-tracing gjithashtu. PS5 Pro thuhet se do të ketë të njëjtin procesor me frekuencë të lartë prej 3.85Ghz të modelit PS5.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë