Monedhë

Kategoritë

6 muaj më parë

Apple lançon versionet e para eksperimentale publike për iOS, iPadOS, macOS dhe watchOS

Edhe pse nuk do të jetë e disponueshme deri në Vjeshtë, inteligjenca artificiale e kompanisë quajtur Apple Intelligence, është një prej risive që do të sjellin versionet e reja të platformave.

Apple lançon versionet e para eksperimentale publike për iOS, iPadOS, macOS dhe watchOS

Betat e para publike të Apple për 2024 kanë mbërritur. Tashmë mund të instaloni ndërtimet e para eksperimentale të iOS 18, iPadOS 18, watchOS 11 dhe macOS Sequoia për të testuar përditësimet e softuerit përpara debutimit në Vjeshtë.

Ju thjesht duhet të regjistroheni përmes Apple ID suaj në programin Apple Beta Software.

Edhe pse nuk do të jetë e disponueshme deri në Vjeshtë, inteligjenca artificiale e kompanisë quajtur Apple Intelligence, është një prej risive që do të sjellin versionet e reja të platformave.

Apple Intelligence është një shkrirje mes përpunimit në pajisje dhe në cloud dhe përfshin integrimin opsional të ChatGPT. Siri do të fuqizohet nga ky i fundit së bashku me funksionalitetet e reja të shfletuesit Safari.

Sa i përket versionit të parë eksperimental të iOS, përdoruesit do të kenë më shumë kontroll mbi ekranin Home. Mund të vendosin aplikacionet dhe mini-aplikacionet ku të dëshirojnë në ekran e madje të ndryshojnë ngjyra e ikonave të aplikacioneve, të personalizojnë më tutje telefonin në aspektin estetik.

Qendra e kontrollit është ridizajnuar me qasje më të lehtë në opsionet më të përdorura së bashku me mundësi të reja përshtatjeje. Aplikacioni Photos do të marrë ridizajnimin më të madh gjer më sot ndërsa Messages vjen me opsione të reja formatimi dhe efekte.

iPadOS sjell shumicën e ndryshimeve të parashikuara në iOS 18 ndërsa për herë të parë ka një aplikacion të dedikuar të makinës llogaritëse si dhe funksionalitete të shkrimit me dorë.

macOS Sequoia sjell kontrollin e iPhone nga kompjuteri. Një aplikacion i ri Passwords merr kredencialet nga iCloud Keychain dhe shfletuesi Safari duke i ruajtur në një hapësirë të dedikuar.

Me watchOS 11 mund të ndërprisni aktivitetet tuaja kur keni nevojë për pushim, jeni i sëmurë apo dëmtuar pa humbur rekordet tuaja.

Drejtohuni tek uebsajti Apple Beta Software Program dhe regjistrohuni. Më pas navigoni në pajisjet respektive  Settings > General > Software Update  dhe zgjidhni opsionin Beta Updates e më pas Public Beta.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 128GB

64,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro

89,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

103,990 L159,990 L