Veçoria e re i dedikohet zhvilluesve të softuerit dhe përfaqëson një lëvizje drejt agjentëve AI, programe që kërkojnë shumë pak ndërhyrje njerëzore për të kryer veprime me shumë hapa.
Anthropic, startupi i mbështetur nga Google dhe Amazon, lançoi një çift modelesh AI ditën e Marte së bashku me aftësinë për të kryer veprime në kompjuter në mënyrë të pavarur duke ju kursyer përdoruesve kohë.
Funksionaliteti i ri i tregon inteligjencës artificiale ku të vendosë mausin, ku të klikojë, çfarë të shkruajë për të kryer veprime të komplikuara.
Veçoria e re i dedikohet zhvilluesve të softuerit dhe përfaqëson një lëvizje drejt agjentëve AI, programe që kërkojnë shumë pak ndërhyrje njerëzore për të kryer veprime me shumë hapa.
Hulumtuesit i shohin këta agjentë si fronti i ri i zhvillimit të AI përtej chatbot-ëve. Anthropic demonstroi një rast përdorimi të funksionalitetit siç është kodimi i një uebsajti bazik apo përdorimi i Google Search ose Apple Maps.
Anthropic ju ofron zhvilluesve tre versione të familjes së modeleve AI Claude me çmime dhe performancë të ndryshme. Përditësimi i kësaj jave shkon për Sonnet, modelin e segmentit të mesëm dhe Haiku, modelin më të pak të fuqishëm.
Claude 3.5 Haiku mund të gjenerojë kod kompjuterik në nivelin e Sonnet lançuar në Qershor.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë