Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Apple prezantoi iMac e ri me procesorin M4

Apple thotë se M4 në brendësi të iMac është 1.7 herë më i shpejtë në produktivitet ditor dhe 2.1 herë në procese intensive krahasuar me modelin e kaluar M1.

Apple prezantoi iMac e ri me procesorin M4

iMac i ri ka mbërritur. Modeli i 2024 nuk ka ndryshuar shumë në pamjen e jashtme me përjashtim të ngjyrave po tani ka procesorin më të fundit të Apple.

Modeli i ri ka të njëjtin ekran dhe dizajnët me shumë ngjyra por ekrani ka një opsion me një shtresë xhami që redukton reflektimet. Çipi M4 në brendësi sjell më shumë performancë dhe fuqi së bashku me një motor neural për funksionalitetet AI të Apple.

Apple thotë se M4 në brendësi të iMac është 1.7 herë më i shpejtë në produktivitet ditor dhe 2.1 herë në procese intensive krahasuar me modelin e kaluar M1.

Tashmë iMac fillon prej 16GB RAM – nga 8GB RAM që ofrohej si bazë më përpara. Kapaciteti i RAM mund të shkojë deri në 24GB ose 32GB.

Janë katër opsione hapësire: 256GB, 512GB, 1TB dhe 2TB. iMac M4 i ri ka të njëjtin dizajn prej alumini 24-inç 4.5K Retina që gjendet në çdo iMac në tre gjeneratat e fundit.

Apple ka sjellë një kamer të re 12-megapiksel Center Stage që ofron mbështetje për funksionalitetin Desk View. Edhe njëherë tjetër nuk mungon mbështetja për Wi-Fi 6E dhe Bluetooth 5.3.

Krahas iMac Apple ka përditësuar edhe aksesorët Magic Keyboard, Magic Trackpad dhe Magic Mac të cilët vinë me porta USB-C.

iMac i ri del në shitje më 8 Nëntor për 1,299 dollarë. Modeli bazë ka procesor me tetë bërthama, grafika me 8 bërthama, 16GB RAM dhe 256GB SSD. 

Copyright: © PCWorld Albania