Apple publikoi listën e shumëpritur vjetor të aplikacioneve dhe lojërave më të mira të 2020. Njëlloj si vitet e kaluara, editorët e Apple Store përzgjodhën fitues bazuar në disa faktorë si cilësia e aplikacionit, dizajni kreativ, përdorshmëria dhe përdorimi i teknologjisë së Apple.
Më të mirët e 2020-ës ishin ato aplikacione dhe lojëra që ja lehtësuan njerëzve realitetin e ri të punuarit dhe jetuarit nga shtëpia. Për shembull aplikacioni i stërvitjes në shtëpi Wakeout! ishte aplikacioni i vitit për iPhone ndërsa Zoom aplikacioni i vitit për iPad.
Disney+ i cili ndihmoi familjet duke i argëtuar me përmbajtje gjatë izolimit të koronavirusit ishte aplikacioni i vitit për Apple TV. Ky shërbim ishte më miri edhe në Google Play.
Ndërsa lista e lojërave më të mira kryesohej nga Genshin Impact i shpallur fitues edhe në listën e Google Play. Legends of Runeterra është loja e vitit në iPad; Disco Elysium loja e vitit në Mac, Dandara Trials of Fear loja e vitit në Apple TV.
Fantastical u shpall aplikacioni i vitit në Mac, ndërsa aplikacioni i qetësimit dhe gjumit Endel fitoi në kategorinë e aplikacioneve të Apple Watch. Të njëjtën bëri Google duke shpallur aplikacionin Loona si më i miri i 2020.
Aplikacionet dhe lojërat më të shkarkuara të 2020 ishin:
Aplikacionet pa pagesë për iPhone
Aplikacionet me pagesë për iPhone
Lojërat pa pagesë për iPhone
Lojërat me pagesë për iPhone
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë