Programi duhej të implementohej duke filluar nga 1 Janari 2021 por Apple ka vendosur të ecë më herët me planet.
Apple filloi të aplikojë komisionet më të ulëta për bizneset e vogla. Paralajmëruar një muaj më parë, Apple tha se do të reduktonte komisionet e App Store nga 30% në 15% për bizneset të cilat gjenerojnë më pak se 1 milionë dollarë në App Store.
Programi duhej të implementohej duke filluar nga 1 Janari 2021 por Apple ka vendosur të ecë më herët me planet.
Që në ditët e para të App Store, Apple ka tarifuar 30% komision për blerjet brenda aplikacioneve por shumë zhvillues dhe kompani kanë qenë të pakënaqur. Një prej tyre, Epic vendosi të lançonte sistemin e vet të pagesave për të shmangur komisionet e App Store çka bëri që Apple ta përjashtonte nga dyqani i aplikacioneve.
Kompania në fjalë por edhe emra të njohur të industrisë si Facebook kanë kritikuar Apple për komisionet.
Kur kompania prezantoi programin, Apple tha se pjesa më e madhe e zhvilluesve të platformës do të përfitojë, dhe është një shans për individët e kompanitë e vogla të cilët duan të gjenerojnë fitime për të përmbushur nevojat e konsumatorëve me shërbimin që ofrojnë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë