Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Apple duke zhvilluar një bateri të jashtme magnetike për iPhone

Apple nuk ka komentuar këtë raport, por zhvilluesit Steve Moser vuri re se në iOS 14.5 beta fshihen referenca të një baterie të jashtme.

Apple duke zhvilluar një bateri të jashtme magnetike për iPhone

MageSafe në familjen iPhone 12 ka qenë kryesisht i dobishëm për portofolët dhe stacionet e karikimit, por Apple ka vendosur ta zgjerojë këtë funksionalitet.

Burime pranë Bloomberg thonë se Apple është duke zhvilluar një bateri e cila mund të karikojë iPhone 12 përmes teknologjisë wireless.

Apple nuk ka komentuar këtë raport, por zhvilluesit Steve Moser vuri re se në iOS 14.5 beta fshihen referenca të një baterie të jashtme.

Nuk dihet nëse kompania do të shkojë përpara me planet për krijimin e një produkti të tillë. Megjithatë një bateri e tillë do të nxiste shitjet e iPhone dhe aksesorëve të saj.

I gjithë debati mund të fokusohet tek praktikaliteti sesa i përdorshëm është. Një produkt të tillë Apple kishte tentuar me AirPower në 2019-ën por që kurrë nuk u materializua dhe dështoi.

Përveç baterisë së jashtme, Apple është e interesuar edhe në karikimin mes pajisjeve.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 11 Pro

26,990 L31,990 L
 
Të Përdorura

Apple iPhone 11 Pro Max

31,990 L36,990 L