Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

iPhone 12 mini ka qenë një zhgënjim për Apple

Madje kompania ju ka thënë prodhuesve të ndalojnë përkohësisht prodhimin e pjesëve specifike të iPhone 12 mini ndërsa komponentë të tjerë janë dërguar në modelet iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.

iPhone 12 mini ka qenë një zhgënjim për Apple

Apple do të reduktojë ndjeshëm prodhimin e iPhone 12 mini në 6 muajt e parë të 2021 sipas një raporti të fundit të Nikkei. Raportohet se Apple do të prodhojë afro 70% më pak iPhone 12 mini sesa kishte planifikuar fillimisht.

Në tërësi për shkak të performancës së dobët të iPhone 12 mini, prodhimi i planifikuar i iPhone 12 do të reduktohet me 20%. Madje kompania ju ka thënë prodhuesve të ndalojnë përkohësisht prodhimin e pjesëve specifike të iPhone 12 mini ndërsa komponentë të tjerë janë dërguar në modelet iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.

Edhe me këto reduktime linja iPhone 12 e këtij viti vendosi rekorde. Nikkei sugjeron se kompania do të prodhojë 75 milionë njësi në gjashtë muajt e parë të 2021 në një total prej 230 milionë, një rritje me 11.6% krahasuar me  iPhone 11.

Një arsye e performancës së dobët të iPhone 12 mini është edhe suksesi i iPhone 11 me jetëgjatësi superiore baterie dhe 100 dollarë më lirë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Të Përdorura

Apple iPhone 8

14,990 L
 
Të Përdorura

Apple iPhone 8 Plus

21,990 L
 
Të Përdorura

Apple iPhone XR

19,990 L
 
Të Përdorura

Apple iPhone 11 Pro Max

31,990 L36,990 L