Dev One vjen me një procesor me 8 bërthama dhe 16 threads Ryzen 7 Pro 5850U 1.9Ghz/4.4Ghz dhe grafika të integruara Radeon.
HP prezantoi laptopin Linux Dev One për koduesit me një dizajn 14-inç dhe çmim më të ulët sesa laptopët e mëparshëm Ubuntu.
Duke filluar nga 1,099 dollarë, Dev One mban kostot e ulëta duke përdoru procesorë AMD në vend të Intel dhe ashakaluar plotësisht kartën grafike të dedikuar.
Laptopi i fundit Linux nga HP ishte pjesë e linjës Zbook dhe kushtonte mbi 2 mijë dollarë me procesorët Intel Xeon dhe grafikat Nvidia RTX.
Kompjuterët e punës me Ubuntu 20.04 në të kaluarën vinin me paketa softueri për shkencëtarët e të dhënave. Megjithatë Dev One ka Pop!_OS, një sistem operativ i bazuar në Ubuntu Linux nga System76.
Vetë System76 ndërton laptopët, desktopët, serverët dhe së fundi edhe tastiera mekanike. Dev One është laptopi i parë me Pop!_OS pa brendin e System76 edhe pse mund ta shkarkoni Pop!_OS dhe ta instaloni në kompjuterin tuaj.
Dev One vjen me një procesor me 8 bërthama dhe 16 threads Ryzen 7 Pro 5850U 1.9Ghz/4.4Ghz dhe grafika të integruara Radeon.
Në brendësi janë dy memorie 8GB RAM secilia ndërsa përdoruesit mun të instalojnë deri në 64GB RAM. HP ka vendosur edhe një SSD 1TB PCIe 3.0 x4 Nvme me shpejtësi transferimi prej 3,200 Mb/s.
Ekrani prej 14-inç ka një ndriçim maksimal prej 1 mijë nits. HP thotë se laptopi ka 12 orë jetëgjatësi baterie.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë