Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

A po zëvendëson Supernova Instagram?

Një novacion, i cili besohet të jetë edhe arsyeja që ky aplikacion do të tërheqë vëmendjen e brezit të ri, të ashtuquajtur Gjenerata Z, është fakti se Supernova garanton se do të japë 60% të të ardhurave të saj nga reklamat për bamirësi globale.

A po zëvendëson Supernova Instagram?

Aplikacioni më i ri i vetquajtur  “alternative më e re etike” për rrjetet më popullore të komunikimit të momentit : Instagram dhe Facebook. Themeluesi dhe drejtuesi ekzekutiv i Supernova-as, Dominic O’Meara, një ish-drejtues i reklamave Saatchi dhe fitues i çmimit Bafta, beson se Supernova do të mbushi boshllëkun në rrjetet e komunikimit të tanishëm duke ofruar një aplikacion social gjithëpërfshirës, që garanton sigurinë e përdoruesit.

Ai thotë: “Teknologjia dhe aksesueshmëria jonë bëjnë të mundur që bota të ndihmojë sinqerisht njëri-tjetrin duke përdorur mediat sociale dhe fuqinë e reklamave. Dhe për të parë në mënyrë transparente saktësisht se si dhe ku po ndihmojnë veprimet e tyre në çdo kohë.”

Supernova planifikon të zëvendësoj të gjitha aplikacionet më popullore të momentit duke  parandaluar toksicitetin në platformën e saj  dhe duke synuar të krijojë një vend ku përdoruesit të ndihen ” të sigurt dhe të inkurajuar për të pasur ndërveprim pozitiv, frymëzues, që pohon jetën me miqtë e tyre… pa dëshmuar dhe duruar urrejtjen, racizmin, homofobinë dhe politikën ekstreme.”

Një novacion, i cili besohet të jetë edhe arsyeja që ky aplikacion do të tërheqë vëmendjen e brezit të ri, të ashtuquajtur Gjenerata Z, është fakti se Supernova garanton se do të japë 60% të të ardhurave të saj nga reklamat për bamirësi globale. Paratë besohet se do të shpërndahen në çështje madhore globale si: ndryshimet klimatike, mirëqenia e kafshëve, shkaqet e emergjencave, shëndeti dhe mirëqenia, ndihma e të pastrehëve, të drejtat e njeriut, shëndetin mendor dhe pastrimi i oqeanit. Shkaqet që do të marrin më shumë rëndësi do të përcaktohet nga përdoruesit.

Dyshimeve mbi sigurimin e një platformë 100% të sigurt dhe jo toksike, Supernova u përgjigjet se do të ketë “moderim 100% njerëzor”, bazuar në standardet e saj të komunitetit, madje mundëson një Kartë përdoruesi, e cila udhëzon dhe i shpjegon përdoruesve sit a përdorin në mënyrën më pozitive platformën.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: