Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Activision nxjerr Call of Duty: WWII offline pasi lojtarët po hakoheshin

Activision nxjerr Call of Duty: WWII offline pasi lojtarët po hakoheshin

Gjiganti i video lojërave Activision rrëzoi Call of Duty: WWII offline për shkak se disa herë po shfrytëzonin një dobësi sigurie në një version specifik të lojës për të hakuar disa lojtarë.

Javën e kaluar Acitivision tha se kishte nxjerrë offline versionin e Call of Duty: WWII për Microsoft Store ndërsa po hetonte një problem por pa specifikuar.

Kompania sapo kishte lançuar atë version loje i cili është i disponueshëm në Game Pass, një shërbim me pagesë që ju jep përdoruesve qasje në disa lojëra për një çmim fiks.

Një burim i afërt me çështjen tha se kompania e nxori lojën offline për shkak të hakimeve ndërsa po punon për të adresuar problemin e sigurisë.

Gjatë kësaj kohe disa media raportuan se lojtarët po ankoheshin se ishin hakuar duke luajtur lojën. Publikuesi rrëzoi vetëm version e Microsoft Store dhe Game Pass të Call of Duty: WWII.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

PS5 DualSense Wireless Controller

PS5 DualSense Wireless Controller

Price range: 8,490 L through 8,990 L
 
Astro Bot
SAPO ERDHI

Astro Bot

6,990 L
 
Mortal Kombat™ 1 PS5
SAPO ERDHI

Mortal Kombat™ 1 PS5

3,990 L