Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

AMD do të lançojë procesorë të rinj për platformën AM5 përtej 2025

Aktualisht platforma AM5 funksionon me dy lloje procesorësh Ryzen 7000, modele standard Ryzen 7000 dhe ato 3D V-Cache Ryzen 7000X3D.

AMD do të lançojë procesorë të rinj për platformën AM5 përtej 2025

AMD ka përsëritur përkushtimin ndaj platformës së re të procesorëve AM5 përtej 2025 ndërsa vazhdon të zgjerojë linjën Ryzen për desktopët në vitet në vijim.

Gjatë interviste, ekzekutivi i lartë i AMD David Mcafee përsëriti përkushtimin e kompanisë ndaj platformës AM5 të procesorëve desktopë.

Lançuar vitin e kaluar, platforma AM5 ofron mbështetje për gjeneratën më të fundit të procesorëve Ryzen bazuar në arkitekturën Zen 4 ndërsa vetë platforma do të vijojë të evoluojë me procesorët e rinj Ryzen.

Aktualisht platforma AM5 funksionon me dy lloje procesorësh Ryzen 7000, modele standard Ryzen 7000 dhe ato 3D V-Cache Ryzen 7000X3D.

Është e vetmja e AMD që aktualisht ofron mbështetje për PCIe Gen 5 për SSD-të NVMe dhe kartat grafike diskrete.

Platforma pritet të marrë një përditësim madhor në 2024 me lançimin e APU-ëve Ryzen 8000G dhe gjeneratës së ardhshme Zen 5 “Granite Ridge.”

Këto të fundit gjithashtu do të ofrohen në variantet standarde dhe 3D V-Cache.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 8%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Lenovo LOQ 15.6″, 16GB, 512GB SSD, Ryzen™ 7

119,990 L
Kurseni: 10,000 L