Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Aplikacioni Gmail në Android mund të kryejë veprime me deri në 50 e-mail njëherazi

Tashmë aplikacioni Android i Gmail ka një buton “Select All” i cili përzgjedh deri në 50 e-mail-e në të njëjtën kohë.

Aplikacioni Gmail në Android mund të kryejë veprime me deri në 50 e-mail njëherazi

Imagjinoni për një moment sikur të mos kishit nevojë të përzgjidhni një nga një emailet që dëshironi të arkivoni, të fshini apo të markoni si të lexuara.

Tashmë aplikacioni Android i Gmail ka një buton “Select All” i cili përzgjedh deri në 50 e-maile në të njëjtën kohë.

Dikush mund të pyesë pse ky opsion nuk përzgjedh të gjitha e-mailet njëherazi? Aplikacioni Gmail në Android sa herë që shfletoni më poshtë hap një listë të re e-mailesh.

Kështu përzgjedhja e të gjitha e-maileve do të thoshte çdo e-mail që gjendet në postën tuaj dhe jo vetëm një faqe me e-maile.

Gmail në desktop gjithashtu lejon përdoruesit të përzgjedhin deri në 50 e-maile që më pas mund të vendosin çfarë veprimi dëshirojnë të bëjnë me to.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L
 

Xiaomi 12

59,990 L