Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Apple anulon projektin e makinës elektrike

Me emrin e koduar Project Titan, makina e mundshme Apple ngjalli një valë të madhe interesi për makinat me sistem vetëdrejtimi.

Apple anulon projektin e makinës elektrike

Apple ka ndërprerë punën në makinën e saj elektrike, burime të afërt me çështjen raportuan ditën e Marte, një dekadë pasi prodhuesi i iPhone nisi projektin.

Disa punonjës të cilët kanë qenë të angazhuar në këtë projekt do të kalojnë në divizionin e inteligjencës artificiale sipas Bloomberg i cili raportoi për herë të parë lajmin.

Deri më sot Apple ke hedhur hapa të vegjël drejt AI, në kontrast të thellë me gjigantë si Alphabet (Google) dhe Microsoft. Në 2020-ën agjencia e lajmeve Reuters raportoi se Apple po mendonte lançimin e makinës në 2024 ose 2025.

Me emrin e koduar Project Titan, makina e mundshme Apple ngjalli një valë të madhe interesi për makinat me sistem vetëdrejtimi.

Por progresi u ngadalësua gjatë pandemisë së COVID-19 në 2019 e cili preku rëndë industrinë e makinave.

Dizajni i makinës koncept ndryshoi gjithashtu, nga një automjet autonom radikal, pa timon, që do të ishte një distancim nga dizajni tradicional i automobilave, në një makinë më konvencionale me veçori të avancuara të asistimit të shoferit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 
- 10%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iMac 24″ 4.5K, 8GB, 256GB SSD, M3, 10-Core GPU

189,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 11%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iMac 24″ 4.5K, 8GB, 256GB SSD, M3, 8-Core GPU

169,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 13%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iMac 24″ 4.5K, 8GB, 512GB SSD, M3, 10-Core GPU

209,990 L
Kurseni: 30,000 L