Mbështetur nga Akti i Tregjeve Dixhitale Europiane, Epic njoftoi në fillim të vitit se planifikonte të sillte jo vetëm lojën por edhe një dyqan aplikacionesh në iOS në Europë.
Pas disa refuzimeve Apple ka autorizuar krijuesin e Fortnite, Epic Games, të lançojë një dyqan aplikacionesh në iOS në Bashkimin Europian.
Mbështetur nga Akti i Tregjeve Dixhitale Europiane, Epic njoftoi në fillim të vitit se planifikonte të sillte jo vetëm lojën por edhe një dyqan aplikacionesh në iOS në Europë.
Megjithatë ditën e Premte Epic shkroi në rrjetin social X për shprehur ankesat e saj se aplikimet janë refuzuar dy herë nga Apple me arsyetimin se dyqani i saj ngjante shumë me App Store.
Epic më pas tha se do të ngrinte çështjen pranë autoriteteve Europiane. Apple më pas vendosi të aprovojë aplikacionin me kushtin që Epic Games do të bënte korrigjimet e nevojshme përmes një përditësimi.
Sipas Epic refuzimi ishte bërë me pretekstin se butoni “Install” ngjante shumë me butonin “Get” të App Store po ashtu edhe etiketat që tregon se ka blerje brenda aplikacionit.
Rasti i Epic tregon sesa strikte mund të tregohet Apple kur vjen puna tek aprovimin e dyqaneve alternative të aplikacioneve në iOS. Nën rregullat e DMA, Apple duhet të lejojë dyqanet e palëve të treta por beteja mes Epic dhe Apple është disa vjeçare ku i pari thotë se gjiganti i iPhone vendos komisione të pandershme dhe sillet si një monopol.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë