Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Apple lançon dyqanin e aplikacioneve për pajisjen e realitetit virtual

Aplikacionet ekzistuese mund të portohen në Vision Pro pa pasur nevojë për asnjë ndërhyrje nga ana e zhvilluesit që do të thotë se shumica e aplikacioneve do të jenë të disponueshme.

Apple lançon dyqanin e aplikacioneve për pajisjen e realitetit virtual

Përpara debutimit të Vision Pro më 2 Shkurt, Apple zyrtarisht ka debutuar Vision App Store.

Me dyqanin e aplikacioneve të pajisjes së realitetit virtual tashmë të disponueshëm, aplikacionet në iOS App Store së shpejti do të listojnë pajtueshmërinë me Vision Pro.

Zhvilluesit tashmë mund të lançojnë aplikacione për Vision Pro dhe ti shfaqin këto aplikacione në Vision Pro App Store. Konsumatorët ende nuk kanë qasje në pajisjen Vision Pro, por analistët e parë të pajisjes kanë arritur të provojnë aplikacione të krijuara për të.

visionOS App Store do të akomodojë aplikacione të dizajnuara specifikisht për të përfituar nga avantazhet e Vision Pro si dhe aplikacione iOS të cilat janë të afta të funksionojnë në pajisje në modalitetin 2D.

Aplikacionet ekzistuese mund të portohen në Vision Pro pa pasur nevojë për asnjë ndërhyrje nga ana e zhvilluesit që do të thotë se shumica e aplikacioneve do të jenë të disponueshme.

Apple dorëzoi për median disa njësi për testim. Testimet e bëra nga përdoruesit, kryesisht YouTubera dhe media të mëdha teknologjike, do të publikohen në fund të Janarit.

Porositë për Vision Pro fillojnë të Premten ndërsa do të mbërrijë tek konsumatorët më 2 Shkurt.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 13%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iMac 24″ 4.5K, 8GB, 256GB SSD, M1, 8-Core GPU – Blue

139,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 11%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iMac 24″ 4.5K, 8GB, 256GB SSD, M3, 10-Core GPU

169,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 9%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iMac 24″ 4.5K, 8GB, 256GB SSD, M3, 8-Core GPU

154,990 L
Kurseni: 15,000 L
- 14%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iMac 24″ 4.5K, 8GB, 512GB SSD, M3, 10-Core GPU

189,990 L
Kurseni: 30,000 L
- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple MacBook Pro 14″, 18GB, 1TB SSD, M3 Pro, 2023

259,990 L
Kurseni: 20,000 L