Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Apple lançon iOS 14.2

Përditësimi i ri sjell edhe disa përmirësime në iOS 14 si tetë sfonde të reja, një menu të rifreskuar AirPlay, një opsion Shazam në Qendrën e Kontrollit dhe si zakonisht rregullime gabimesh.

Apple zyrtarisht ka debutuar iOS 14.2 dhe iPadOS 14.2 ditën e sotme duke sjellë një numër veçorish të reja dhe në mesin e tyre dhjetëra emoji të reja.

Këto emoji përfshijnë elementë si ninxha, gotë çaji, monedhë, zemër, gjest me dorë etj. Përditësimi i ri sjell edhe disa përmirësime në iOS 14 si tetë sfonde të reja, një menu të rifreskuar AirPlay, një opsion Shazam në Qendrën e Kontrollit dhe si zakonisht rregullime gabimesh.

Gjithashtu përditësimi përmban edhe disa opsione të reja për produktin Apple HomePod.

Gjigandi i iPhone lançoi edhe WatchOS 7.1 i cili përmban funksionalitetin EKG për përdoruesit në Korenë e Jugut dhe Rusi. Përpara se të përditësoni telefonin sigurohuni që keni një kopje rezerve të të dhënave tuaja.

Pasi të keni përfunduar këtë proces, atëherë shkoni në aplikacionin Settings, “General” dhe më pas “Software Update”.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 11 Pro

29,990 L31,990 L
 
Të Përdorura

Apple iPhone 11 Pro Max

31,990 L36,990 L