Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Apple Maps sjell një funksionalitet që përdoruesit e kanë kërkuar prej vitesh

Është një funksionalitet i dobishëm nëse po udhëtoni në një vend të panjohur ku shërbimi i internetit celular mund të jetë problematik dhe keni nevojë për një kopje offline në rast se humbni sinjalin.

Apple Maps sjell një funksionalitet që përdoruesit e kanë kërkuar prej vitesh

Apple Maps do të ketë një funksionalitet që përdoruesit e kanë kërkuar prej vitesh: hartat offline.

Me lançimin e iOS 17 këtë vit, do të mund të shkarkoni pjesë të ndryshme në një hartë dhe ti aksesoni offline për navigim.

Këto harta offline do të tregojnë vendet që janë pranë dhe kohën që ju duhet për ti arritur së bashku me drejtimet për makinë, ecje në këmbë, biçikletë dhe transport publik.

Është një funksionalitet i dobishëm nëse po udhëtoni në një vend të panjohur ku shërbimi i internetit celular mund të jetë problematik dhe keni nevojë për një kopje offline në rast se humbni sinjalin.

Mungesa e hartave offline ka qenë një prej ankesave kryesore ndaj Apple Maps. Përveç hartave offline Apple thotë se e ka bërë më të lehtë të gjeni vende parkimi si dhe të tregojë në kohë reale disponueshmërinë e pikave të karikimit për makinat elektrike.

Përdoruesit mund të kërkojnë pikat e karikimit sipas rrjetit, llojit të konektorit dhe opsione të tjera.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 13%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Macbook Air 13″, 8GB, 512GB SSD, M2 (2022)

139,990 L
Kurseni: 20,000 L

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L61,990 L