Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

Apple ndërtoi një klon të Tetris për iPod por që nuk u lançua asnjëherë

Quhej Stacker dhe kontrollohej përmes rrotës së iPod. Softueri u zbulua nga përdoruesi i X AppleDemoYT, i cili shquhet për gjetjen e pajisjeve të rralla prototip.

Apple ndërtoi një klon të Tetris për iPod por që nuk u lançua asnjëherë

Apple njëherë kishte dizajnuar një klon të Tetris i cili u zbulua në një version prototip të gjeneratës së tretë të iPod, duke sugjeruar se kompania asokohe eksperimentoi me lançimin e lojës për pajisjen e dëgjimit të muzikës.

Quhej Stacker dhe kontrollohej përmes rrotës së iPod. Softueri u zbulua nga përdoruesi i X AppleDemoYT, i cili shquhet për gjetjen e pajisjeve të rralla prototip.

Prototipi i iPod i gjendur prej tij ishte një pajisje ende në fazë zhvillimi dhe testimi. Kishte një numër modeli A1023 i cili nuk është i njohur ti përkasë një versioni iPod.

Pajisja kishe një prototip të sistemit operativ iPodOS 2.0. Stacker, kloni i Tetris, nuk është loja e vetme e gjendur në këtë pajisje. Kishte edhe një lojë tjetër quajtur Block0 e ngjashme me Brick dhe Klondike e ngjashme me Solitaire.

Versionet e mëvonshme të iPod do të merrnin një version zyrtar të Tetris. iPod Classic u hoq nga tregu në 2014-ën ndërsa iPod Touch në 2022.

Copyright: © PCWorld Albania