Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Apple përditëson AirTags pas shqetësimeve të privatësisë

Kritikët besojnë se ky gjurmues në madhësinë e një monedhe mund të përdoret me lehtësi për të gjurmuar dhe monitoruar në kohë reale vendndodhjen e një përdoruesi.

Apple përditëson AirTags pas shqetësimeve të privatësisë

Apple ka lëshuar një përditësim softueri për AirTags pas shqetësimeve se mund të përdoren për të gjurmuar njerëzit në mënyrë të fshehtë.

AirTags debutuan në Prill dhe u promovuan si një mënyrë që njerëzit të gjurmojnë sendet e tyre.

Por kritikët besojnë se ky gjurmues në madhësinë e një monedhe mund të përdoret me lehtësi për të gjurmuar dhe monitoruar në kohë reale vendndodhjen e një përdoruesi.

Pas përditësimit, AirTags do të lëshojnë një sinjal nëse janë larg iPhone të përdoruesit gjatë intervaleve 8 deri në 24 orë. Sapo të jenë pranë iPhone AirTags do të përditëson automatikisht.

Kur Apple i lançoi në muajin Prill kompania tha se ishin dizajnuar të atilla që të mos lejonin gjurmimin e përdoruesve. Pajisja është aq e vogël sa mund të vendoset në një çantë apo xhepin e një xhakete duke ngritur shqetësimet për keqpërdorimin e saj.

Nëse një iPhone kupton se gjurmuesi i dikujt tjetër por e ndjek, do të shfaqë një paralajmërim. Përdoruesit e telefonëve Android nuk marrin paralajmërime të tilla. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: