Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Apple përgatit përditësimin iOS 17.2.1 pas zbulimit të një problemi madhor

Gjithashtu një problem tjetër u shfaq App Switcher shfaqej automatikisht ndërsa përdoruesi shkruante.

Apple përgatit përditësimin iOS 17.2.1 pas zbulimit të një problemi madhor

Javën e kaluar Apple lançoi iOS 17.2 për publikun për të gjithë modelet iPhone që mbështetin iOS 17.

Por kompania duket se është gati për një përditësim tjetër që do të adresojë një problem i cili ka shqetësuar përdoruesit.

Edhe pse iOS 17.2 solli disa veçori të reja, përditësimet shpeshherë sjellin edhe probleme. I tillë është rasti i një Flipper Zero që mund të interferonte me kontektivitetin e pajisjes.

Gjithashtu një problem tjetër u shfaq App Switcher shfaqej automatikisht ndërsa përdoruesi shkruante.

Në tërësi stabiliteti i platformës është përmirësuar por përditësimi nuk rregulloi të gjitha problemet. Përdoruesit thanë se aplikacioni Messages zhdukej kur ato ndryshonin pozicionin e ikonave të aplikacioneve në ekran.

Vlen të theksohet se iOS 17.2.1 është një përditësim minimal krahasuar me iOS 17.2 që solli aplikacionin e shumëpritur Journal në iPhone dhe iPad.

Ai pritet të adresojë disa prej problemeve të raportuar nga përdoruesit të cilat i përmendëm më larta dhe të përmirësojë më tutje stabilitetin.

Ndërkaq Apple ka nisur punën në iOS 17.3 që do të mbërrijë muajin e ardhshëm ndërsa momentalisht është në fazë testimi beta.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L61,990 L
 

Apple iPhone 13 Pro

49,990 L57,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 12

29,990 L