Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Apple përgatitet për lançimin e dhjetëra pajisje të reja

Në lidhje me iPhone 14 tashmë e dimë se do të vinë disa modele këtë vit. Modelet Pro dhe Pro Max do të kenë çipin e ri të fuqishëm A16 dhe ekranet always-on.

Apple përgatitet për lançimin e dhjetëra pajisje të reja

Apple pritet të lançojë disa pajisje të reja mes Vjeshtës dhe fillimit të 2023 sipas një raporti të Bloomberg.

Mark Gurman i Bloomberg thotë se Apple do të zbulojë katër iPhone 14, një set të ri iPad-ësh, tre orë Apple, disa Mac M2/M3, një çift kufjesh AirPods Pro, një HomePod dhe një model të ri Apple TV.

Edhe pse Apple zbuloi dy Mac të rinj me procesorin flagship M2 në WWDC, Gurman thotë se çipi do të vijë në në formën e M2 Mac mini, M2 Pro Mac Mini, M2 Pro/ M2 Max MacBook Pro 14 dhe 16-inç, di sa një model M2 Ultra/ M2 Extreme Mac Pro.

Por ai thotë se edhe M3 është në zhvillim dhe do të vijë me MacBook Air 13 dhe 15-inç vitin e ardhshëm.

Në lidhje me iPhone 14 tashmë e dimë se do të vinë disa modele këtë vit. Modelet Pro dhe Pro Max do të kenë çipin e ri të fuqishëm A16 dhe ekranet always-on.

Po ashtu modelet Pro kanë kamera 48-megapiksel dhe një notch më të vogël të Face ID. Ndërsa variantet standarde iPhone 14 kanë çipin A15 të iPhone 13.

Sa i përket iPad-ëve, Gurman thotë se Apple do të lançojë këtë vit një iPad Pro 12.9-inç me procesorin M2 krahas modeleve më të mëdha 14 dhe 15-inç dy vitet e ardhshme.

Ndërkaq flitet për një iPad të ri buxhetor me procesor A14, 5G dhe USB-C. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTË ONLINE

Xiaomi Mi 11 Lite 5G

28,990 L31,990 L
 
OFERTË ONLINE

FujiFilm Instax Mini 11 Instant Film Camera

9,990 L11,490 L
 
OFERTË ONLINE

AirPods 3rd Generation

20,990 L
 
- 5%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

OnePlus 10 Pro

94,990 L
Kurseni: 5,000 L
- 18%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Apple Airpods Pro with Magsafe Charging Case

23,490 L
Kurseni: 5,000 L