Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Apple redukton komisionin për krijuesit e aplikacioneve iOS

Programi hyn në fuqi duke filluar nga 1 Janari 2021. Zhvilluesve do tu kërkohet të aplikojnë për programin dhe Apple thotë se do të ofrojë më shumë informacion gjatë muajit Dhjetor.

Ditën e Mërkure Apple njoftoi se do të reduktonte komisionin për krijuesit e aplikacioneve iOS të cilët gjenerojnë të ardhura përmes App Store.

I quajtur Programi i Bizneseve të Vogla, secili prej krijuesve të aplikacioneve që gjeneron më pak se 1 milionë dollarë shitje në vit, do të paguajë vetëm 15% komision ose gjysmën e saj që Apple ka aplikuar prej vitesh prej 30%.

Kompania thotë se pjesa më e madhe e krijuesve të aplikacioneve iOS mund të bëhen pjesë e programit por Apple nuk dha shifra sesa përqind e 28 milionë zhvilluesve të regjistruar kualifikohen si pjesë e programit.

App Store është një prej bizneseve kryesore të Apple krahas iPhone dhe shtylla kryesore e strategjisë së kompanisë për tu zhvendosur nga shitja e produkteve drejt shërbimeve dixhitale.

Programi hyn në fuqi duke filluar nga 1 Janari 2021. Zhvilluesve do tu kërkohet të aplikojnë për programin dhe Apple thotë se do të ofrojë më shumë informacion gjatë muajit Dhjetor.

Kompania do të vlerësojë ecurinë e shitjeve të bizneseve gjatë 2020-ës për të përcaktuar se kush mund të bëhet pjesë. Nëse gjatë 2021 një krijues aplikacionesh kalon 1 milionë dollarë shitje, do të hiqet automatikisht nga programi dhe të aplikohet komisioni 30%. E njëjta ndodh nëse zhvilluesit bie nën 1 milionë dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 11 Pro

29,990 L31,990 L