Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Apple zbulon ndryshimet e mëdha të iOS 16 për iPhone dhe iPad

Apple zakonisht prezanton softuerët e rinj në WWDC ndërsa debutimi i tyre vjen në Vjeshtë së bashku me iPhone.

Apple zbulon ndryshimet e mëdha të iOS 16 për iPhone dhe iPad

Apple raportohet se do të sjellë një mori përditësimesh në iPhone dhe iPad me iOS 16, iPadOS 16 që kompania do ti prezantojë në konferencën e saj të zhvilluesve WWDC më 6 Qershor.

Ndryshime në iPhone fillojnë nga përditësimet e njoftimeve tek aplikacioni i mesazheve dhe aplikacionit Health. Vitin e kaluar Apple solli ndryshime të tjera tek njoftimet së bashku me një opsion për ti bashkuar në një përmbledhje njoftimesh. Focus mode përbënte risi gjithashtu duke kufizuar numrin e njoftimeve që mund të shikoni gjatë orëve të caktuara.

Sipas Bloomberg aplikacioni Messages pritet të marrë funksione të reja zanore. Ndërsa aplikacioni Health do të marrë opsione të reja për Apple Watch.

Raportohet se Apple do të sjellë widgets të reja në ekranin e kyçjes me mbështetjen për “Always-On” në iPhone 14 dhe 14 Pro. Ky i fundit vjen në një kohë kur ekranet Always-on janë bërë diçka standarde në telefonët Android prodhuar nga Samsung, Xiaomi, Google etj.

Raporti i Bloomberg thotë se Apple do të shtojë opsione të reja për të punuar me disa aplikacione në iPad. Vitin e kaluar iOS 15 sjelli përdorimin e dy aplikacioneve njëherazi në iPad por përdoruesit tashmë kërkojnë akoma më shumë ndërsa Apple do të sjellë dritaret njëlloj si në kompjuterët Mac.

Apple zakonisht prezanton softuerët e rinj në WWDC ndërsa debutimi i tyre vjen në Vjeshtë së bashku me iPhone.

Është e mundur që Apple të prezantojë laptopët MacBook Air gjatë eventit të Qershorit. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 18%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Doogee X93

8,990 L
Kurseni: 2,000 L

DJI OM 4 SE

14,990 L
 
- 15%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy M52 5G

39,990 L
Kurseni: 7,000 L
- 13%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Xiaomi 12X

64,990 L
Kurseni: 10,000 L
Second Chance

Apple iPhone 8 Plus

27,990 L36,600 L
 
- 5%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

FujiFilm Instax Mini 11 Instant Film Camera

9,490 L
Kurseni: 500 L
- 10%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

DJI OM 5

22,490 L
Kurseni: 2,500 L