Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Blerja e fundit e Facebook në rrezik

Blerjen Facebook e bëri të ditur në muajin Maj të këtij viti ndërsa rrjeti social tha se gjysma e trafikut të Giphy vjen nga aplikacionet e Facebook ku përfshihen WhatsApp dhe Instagram.

Blerja e Giphy nga Facebook, një motor kërkimi për imazhet GIF, është nën hetim në Britani. Libraria e pasur i Hiphy me animacione të shkurtra është shumë popullore në aplikacionet e Facebook.

Por gjithashtu ofron konkurrencë për rivalët e TikTok, Snapchat dhe Twitter që gjithashtu e përdorin.

Autoritetet Britanike janë duke hetuar nëse blerja do të përbënte problem për konkurrencën.

Blerjen Facebook e bëri të ditur në muajin Maj të këtij viti ndërsa rrjeti social tha se gjysma e trafikut të Giphy vjen nga aplikacionet e Facebook ku përfshihen WhatsApp dhe Instagram.

Facebook pagoi 400 milionë dollarë për Giphy duke premtuar se nuk do të ndikohen partnerët e tjerë të kompanisë. Autoritetet kërkojnë që Facebook të mbajë kompaninë Giphy më vete me stafin dhe teknologjinë e saj.

Giphy do të bëhet pjesë e ekipit të Instagram me qëllim që të bëhet më e lehtë dërgimi i imazheve GIF në historitë dhe mesazhet e Instagram.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: