Monedhë

Kategoritë

1 javë më parë

Call of Duty: Black Ops 6 vjen më 25 Tetor

Raven Software ka zhvilluar fushatën e cila përmban misione spiunazhi dhe konspiracione shtetërore. Europa Juglindore, Rusia, SHBA-ka dhe Lindja e Mesme janë vendet ku loja zhvillohet.

Call of Duty: Black Ops 6 vjen më 25 Tetor

Call of Duty: Black Ops 6 do të debutojë më 25 Tetor. Version i ardhshëm i lojë shumë popullor do të zhvillojë ngjarjet në vitet 90 dhe që nga dita e parë ka për të qenë i disponueshëm në Xbox Game Pass.

Zhvilluar nga Tryearch dhe Raven Software, Black Ops 6 përfshin një fushatë të re, një modalitet të ri Multiplayer dhe 16 harta të reja në momentin e debutimit së bashku me një eksperiencë zombie.

Fushata kryesore do të zhvillohet pas Black Ops Cold War dhe përfshinë disa elementë nga Black Ops 2. Ngjarjet zhvillohen në fillim të vit 1990 gjatë fundit të Luftës së Ftohtë.

Raven Software ka zhvilluar fushatën e cila përmban misione spiunazhi dhe konspiracione shtetërore. Europa Juglindore, Rusia, SHBA-ka dhe Lindja e Mesme janë vendet ku loja zhvillohet.

Raven Software ka shtuar pajisje dhe mjete të viteve 90 si dhe karakteret ikonike të Frank Woods dhe Russell Adler.

Zhvilluar nga Treyarch, modaliteti multiplayer i Black Ops 6 përmban 16 harta të reja me 12 lojtarë 6vs6 dhe katër harta të cilat mund të përdoren në 2vs2 ose 6vs6.

Call of Duty: Black Ops 6 do të jetë i disponueshëm në Xbox One, Xbox Series S/X, PS4, PS5 dhe PC më 25 Tetor.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Sony F1® 23 PS5

7,990 L
 
SAPO ERDHI

PlayStation VR2

52,990 L
 
- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Sony Playstation 5 Slim

46,990 L
Kurseni: 3,000 L