Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Call of Duty: Modern Warfare III do të përdorë inteligjencën artificiale për të goditur bisedat toksike

Kompania thotë se analizon çdo gjë nga toni i zërit tek emocioni dhe në fund paralajmëron moderatorët për incidentet me toksike.

Call of Duty: Modern Warfare III do të përdorë inteligjencën artificiale për të goditur bisedat toksike

Lojërat kanë fuqinë për të lidhur njerëzit me njëri-tjetrin në mbarë botën për të kaluar ca momente dëfryese por gjithashtu kanë provuar se janë recetë e urrejtjes dhe komunikimit toksik.

Në përpjekje për të minimizuar efektet e këtij të fundit, Activision prezantoi një bashkëpunim me Modulate, një kompani që përdor teknologjinë për të identifikuar fenomene të tilla.

Kështu do të moderohen edhe bisedat zanore në Call of Duty. Sistemi AI i Modulate, quajtur ToxMod, përpiqet të identifikojë gjuhën e urrejtjes dhe radikalizimin në kohë reale. ToxMod dëgjon bisedat zanore dhe zgjedh ato të cilat duhet të analizohen më thellësisht.

Kompania thotë se analizon çdo gjë nga toni i zërit tek emocioni dhe në fund paralajmëron moderatorët për incidentet me toksike. ToxMod tashmë është i disponueshëm në gjuhën Angleze në fazë beta në Call of Duty: Modern Warfare II dhe Call of Duty: Warzone.

Do të bijë globalisht me përjashtim të Azisë kur Call of Duty: Modern Warfare III të debutojë më 10 Nëntor. 

Copyright: © PCWorld Albania